Ndërlidhjet

BE: Samiti i G 20 është një hap përpara



Presidenca e Bashkimit Evropian e ka quajtur “një hap përpara” samitin e grupit G 20 në Pitsburg, për shkak se liderët botërorë janë dakorduar që t’i kufizojnë bonuset e bankarëve dhe të vendosin masa më të rrepta për regullimin e tregjeve financiare.

Kryeministri i Suedisë, Fredrik Rajnfeld dhe ministri i Financave, Anders Borg, thanë se marrëveshjet e arritura në samitin e vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim, “i bënë hapat e parë drejt një sistemi më të qëndrueshëm financiar.

Marrëveshja kryesore e G 20-ës në Pitsburg, parasheh rregulla më rigoroze për pagesën e bonuseve, përmirësim të rregullave të tregjeve financiare, si dhe mbikqyrje më të rreptë.
XS
SM
MD
LG