Ndërlidhjet

Kolumbi: Zbulohen dy varreza masive



Në Kolumbi janë zbuluar dy varreza masive nga konflikti i brendshëm shumëvjeçar.

Një varrezë me trupat e 17 fshatarëve është gjetur në veriperëndim të vendit, që i përkiste milicisë së djathtë. Në kufomat vërehen shenja të torturës.

Kreu i forcave të armatosura të Kolumbisë, gjenerali Fredi Padila, tha se varreza tjetër me 16 kufoma të guerilëve majtistë, u zbulua në pjesën e kontrolluar nga pjesëtarët e forcave revolucionare të FARK-ut, të cilët nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar po luftojnë kundër qeverisë.
XS
SM
MD
LG