Ndërlidhjet

logo-print

Irani do lejojë inspektimin e uzinës së re


Kreu i Organizatës iraniane Atomike tha se janë bërë marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, për të inspektuar uzinën e re për pasurimin e uraniumit, që gjendet në afërsi të Teheranit.

Ali Akbar Salehi i tha televizionti shtetëror se “duke marrë parasysh bashkëpunimin e duhur mes Iranit dhe IAEA-së, do të ketë inspektim të uzinës së re
në një kohë të caktuar”.

Ai tha se uzina gjendet 100 kilometra në jug të Teheranit dhe do të jetë funksionale për më shumë se një vit.

Uzina e parë bërthamore Natanz, është e vendosur në qendër të Iranit.
XS
SM
MD
LG