Ndërlidhjet

Rusia nuk vendos raketa afër Polonisë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka konfirmuar se Rusia nuk do t'i dislokojë raketet ma rreze të shkurtë veprimi afër kufirit të saj me Poloninë.

Medvedev i bëri këlto komente pas takimit të grupit G 20 në qytetin amerikan të Pitsburgut.

Ai tha se më nuk ka nevojë të vendosen raketat Iskender në enklavën e Kaliningradit në Detin Baltik, pas vendimit të Uashingtonit për të hequr dorë nga planet për sistemin e mburojës raketore në Evropën Qendrore.

Rusia kërcënohej t'i stacionojë raketat e saj nëse presidenti Barak Obama do të vazhdonte me sistemin e mburojës raketore të paraardhësit të tij Xhorxh Bush
XS
SM
MD
LG