Ndërlidhjet

Gjermani: Viktima e parë nga virusi H1N1



Në Gjermani është regjistruar viktima e parë nga virusi i ri i gripit A/H1N1/
Instituti “Robert Koh”, i cili e mbikqyr pandeminë globale në Gjermani, njoftoi se virusi është gjetur në gjakun e një 36 vjeçari, i cili vdiq dje.

Në Gjermani janë regjistruar 19 mijë raste të të prekurve nga ky virus.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën 3.917 njerëz kanë vdekur nga ky lloj i gripit në 191 vende të botës.

Virusi u paraqit për herë të parë në Meksikë në muajin prill.
XS
SM
MD
LG