Ndërlidhjet

Liberman: Teherani po zhvillon armë bërthamore



Uzina e dytë për pasurimin e uraniumit në Iran paraqet dëshmi se Teherani po ndërton armë bërthamore, deklaroi ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, dhe kërkoi “përgjigje të qartë të Perëndimit”.

“Zbulimi uzinës së dytë bërthamore në Iran, padyshim tregon se vendi dëshiron të pajiset me armë bërthamore”, i tha Liberman radios shtetërore.

Ai shtoi se Izraeli shpreson për një përgjigje të prerë në takimin e përfaqësuesve të Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore në 1 tetor, në të cilin do të diskutohet mbi programin bërthamor të Teheranit.
XS
SM
MD
LG