Ndërlidhjet

logo-print

Filipine: 40 të vdekur nga vërshimet



Zyrtarët thanë se të paktën 40 njerëz e kanë humbur jetën pasi stuhia tropikale Ketsana për 12 orë solli mbi 40 centimetra shi në një metër katror në kryeqytetin e Filipineve, Manila.

Një zyrtar lokal tha se ujërat e rrëmbyera dhe rrëshqitja e dheut kanë shkaktuar vdekjen e 35 njerëzve në provincën e afërt Rizal, ndërsa viktimat tjera janë regjistruar në Manila.

Ekspertët thanë se sasia e madhe e shiut e ka tejkaluar mesataren e shiut që bie gjatë tërë muajit shtator.

XS
SM
MD
LG