Ndërlidhjet

OKB: Serbia proteston kundër pranisë së Kosovës


Serbia formalisht ka protestuar në Kombet e Bashkuara kundër vizitës në ndërtesën e OKB-së të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha Vuk Jeremiq, ministër i jashtëm i Serbisë.

“Ne kemi paraqitur një protestë të ashpër në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe kemi kërkuar hetim të menjëhershëm se si ka ndodhur kjo”, i tha zoti Jeremiq, agjencisë AP.

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga presidenti Sejdiu, që ndodhet në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme, po lobon për njohje të mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG