Ndërlidhjet

Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi


Irani thotë se nesër do të zhvilloj testim të raketës, për të cilën analistët e mbrojtjes thonë se është e aftë, që t’i arrijë bazat izraelite dhe ato të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Gjirit.

Radioja shtetërore iraniane, njoftoi se raketat tokë – tokë, Shahab 3, do të testohen nga Garda Revolucionare.

Sot më herët gjatë ditës, Irani ka lansuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi, në kuadër të ushtrimeve ushtarake.

Këto lansime u bënë në periudhën e rritjes së tensioneve ndërmjet Iranit dhe Perëndimit, pasi Teherani, në fillim të kësaj jave, shpalli se po e ndërtonte edhe centralin e dytë për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG