Ndërlidhjet

Çeki: Vazhdon vizita e Papës


Mijëra besimtarë janë mbledhur sot në qytetin juglindor të Çekisë, Bërno, për meshën e udhëhequr nga Papa Benedikti i 16-të.

Organizuesit thonë se më se 100 mijë vetë do ta ndjekin këtë meshë.

Ky qëndrim tri ditësh i Papës në Çeki, është vizita e tij e parë në këtë shtet ish komunsit.

Dje, Papa tha se si regjimi komunist, që ishte përmbysur në vitin 1989, në mënyrë të pamëshirshme e kishte keqtrajtuar Kishën Katolike dhe kishte kërkuar nga çekët, që janë popull me ndjenja të fuqishme sekulare, që ta rizbulojnë fenë, të cilën shumë prej tyre e kishin braktisur.
XS
SM
MD
LG