Ndërlidhjet

Kabul: Janë vrarë 6 ushtarë të jashtëm


Forca e udhëhequr nga NATO-ja, njoftoi se tre ushtarë të saj, përfshirë edhe dy amerikanë, janë vrarë nga sulmet e kryengritësve.

Dy amerikanët u vranë dje, njëri nga shpërthimi i një bombe, tjetri nga sulmi i kryengritësve, ndërsa ushtari i tretë i NATO-s u vra sot nga një shpërthim i bombës në pjesën jugore të Afganistanit.

Nga ana tjetër, zyrarët francezë thanë se tre ushtarë të Francës humbën jetën nga stuhia tejet e fortë në verilindje të Afganistanit, mbrëmë vonë.

Një ushtar ishte goditur nga rrufeja, ndërsa dy të tjerë ishin mbytur nga vërshimet e një lumi.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se ky vit ishte viti më vdekjeprurës për ushtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG