Ndërlidhjet

Berisha: Pavarësia e Kosovës-faktor stabiliteti

  • RFE /RL

Sali Berisha

Sali Berisha

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se “pavarësia e Kosovës u shndërrua në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore”.


Sali Berisha, tha se “pavarësia e Kosovës u shndërrua në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore”.

Krijimi i Kosovës së pavarur, megjithëqë ka kaluar pak kohë nga deklarata e pavarësisë, është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore”, tha zoti Berisha.

Më tutje ai theksoi se në Kosovë, “që e shpalli pavarësinë para 20 muajve, tensionet ndëretnike janë reduktuar në mënyrë domethënëse”, duke shtuar se “serbët tash nuk po largohen nga Kosova, por po ndodh e kundërta: shumë familje serbe po kthehen në Kosovë, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre atje”.

Në fjalimin e tij, mbrëmë vonë, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Berisha tha se deri tash 62 vende e kanë njohur Kosovën dhe se “Republika e Kosovës është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore”.

Megjithatë, sipas tij, Kosova e meriton edhe vendin në OKB.

“Prapëseprapë, Kosova ende nuk e ka zënë vendin që e meriton në familjen e shteteve sovrane, të kësaj organizate prestigjioze”, tha Berisha.

Në këtë aspekt, kryeministri i Shqipërisë e përkujtoi kohën kur 137 vende anëtare të OKB-së, në vitin 1994, votuan për dënimin e dhunës dhe barbarizmit të regjimit të Millosheviqit kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Para 14 vjetësh, pasi e dënuan dhunën, barbarizmin dhe shtypjen e egër të regjimit të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës, 137 vende të Kombeve të Bashkuara votuan për rezolutën 49/204 të datës 23 dhjetor 1994, për ta njohur dhe respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”.

“Sot, ky vullnet është shndërruar në realitet të pavarësisë së Kosovës. Ky vullnet është njohur nga 62 vende, që kishin marrë pjesë në atë votim historik”,
theksoi Sali Berisha.

Rrjedhimisht, kryeministri i Shqipërisë, shprehu besimin e tij se vendet e tjera, që e votuan atë rezolutë historike, do ta riafirmojnë vullnetin e shprehur para 14 vjetësh, por kësaj radhe, nëpërmjet të njohjes së shtetit më të ri evropian, Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se vendet e rajonit, aktualisht janë të angazhuara në integrimet evropiane dhe euroatlantike.

“Dekada e fundit e konflikteve brutale në Ballkan duket se është arkivuar në analet e historisë”.

“Vendet e këtij rajoni janë të angazhuara në procesin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe në integrimet evropiane dhe euroatlantike”,
tha Berisha dhe theksoi se këtë vit, Shqipëria dhe Kroacia, janë bërë anëtare të NATO-s.

Ai tha se kriza ekonomike globale ka pasur edhe ndikim në Shqipëri.

“Vitet 2008 dhe 2009 e panë krizën më të madhe ekonomike dhe financiare, që bota e njohu prej Depresionit të Madh. Ekonomia shqiptare i ka ndjerë konsekuencat e krizës”.

“Eksporti i saj ka rënë për 10 për qind, ndërsa niveli i kreditimit financiar është reduktuar në mënyrë drastike. Megjithatë, GDP-ja në Shqipëri është rritur për më tepër se 5 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti” , tha, pos tjerash, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG