Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Ministri shpëtoi, 4 të tjerë të vrarë


Ministri për energji i Afganistanit, Ismail Khan, i ka shpëtuar sot sulmit me makinë bombë në pjesën perëndimore të këtij vendi, nga i cili u vranë 4 civilë.

Policia tha se 17 persona ishin plagosur kur një makinë - bombë eksplodoi në qytetin Herat, derisa po kalonte konvoji i ministrit Khan. Në mesin e të plagosurve janë edhe tri roje personale të tij.

Një zëdhënës i talibanëve e mori përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG