Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet vetëvrasëse – 27 të vrarë


Numri i të vrarëve nga sulmet vetëvrasëse me makinë-bombë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit arriti në 27.

Poashtu, afro 150 vetë ishin plagosur nga dy sulmet e djeshme, kundër stacionit të policisë në qytetin Banu, afër Peshavarit.

Fillimisht, autoritetet thanë se ishin vrarë 16 vetë, por policia tha se numri i të vrarëve kishte arritur në 27.

Për të dy sulmet përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.
XS
SM
MD
LG