Ndërlidhjet

Cyrih: U arrestua regjisori Polanski


Organizuesit e Festivalit të Filmit në Cyrih thonë se regjisori Roman Polanski ishte arrestuar nga policia zvicerane, derisa ai po arrinte në ferstival për të marrë pjesë.

Organizuesit thonë se zoti Polanski ishte arrestuar sipas fletarrestit të vjetër 31 vjet të Shteteve të Bashkuara.

Nuk ka pasur njoftim nga policia e Cyrihut lidhur me këtë çështje.

Roman Polanski është person i kërkuar në Shtetet e Bashkuara prej vitit 1798, i dyshuar se ka pasur seks me një vajzë 13 vjeçare.

Planifikohej që në Festivalin e Cyrihut, ky regjisor të merrte çmimin për të arriturat e tij jetësore.

Zoti Polanski është i lindur në Poloni, ndërsa tash është shtetas francez.

Është i njohur për filmat e tij “The Pianist” nga viti 2002 dhe “Rosemary’s Baby” (1968).
XS
SM
MD
LG