Ndërlidhjet

Tiranë: Rama përsëri kryetar i PS-së


Të dhënat paraprake të Partisë Socialiste tregojnë se Edi Rama është rizgjedhur në krye të kësaj partie, me afro 93% të votave të të fituara nga anëtarët e PS-së.

Rivali tij, Maqo Lakrori, ka marrë 6.7% të votave. Zgjedhjet u bënë sipas sistemit “një anëtar, një votë”, në shkallë vendi. Pjesëmarrja në këto zgjedhje partiake ishte 65%.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme u publikuan sot nga Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë Socialiste.
XS
SM
MD
LG