Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Angela Merkel fituese në zgjedhje



Sipas rezultateve të para, konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, duket se kanë fituar mjaft vota në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, për ta formuar qeverinë e koalicionit me partnerët e preferuar, Demokratët e Lirë.

Sipas televizionit ZDF, Unioni Demokristian (CDU) i zonjës Merkel ka 33.5% të votave, ndërsa Demokratët e Lirë (FDP) - 14.5%. Agjencitë e lajmeve raportojnë se ka gjasë të mëdha, që zonja Merkel të jetë kancelare edhe për një mandat.

Partia tjetër e madhe, ajo e Socialdemokratëve të Frank-Valter Shtajnamajerit, po qëndron në nivelin prej 23.5%, që është niveli më i ulët në periudhën e pas luftës.
XS
SM
MD
LG