Ndërlidhjet

logo-print

Gruevski: Shqiptarët janë fyer në Enciklopedi


Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, pranon faktin se shqiptarët e Maqedonisë janë fyer në enciklopedinë maqedonase.

“Ajo çfarë ndodhi me enciklopedinë është e qartë se ka fyer shqiptarët në Maqedoni. Në situatën, kur dikush fyhet është mirë që të dyja palët pavarësisht argumenteve, pavarësisht se kush ka të drejtë ose jo, duhet që përmes dialogut, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë të arrijnë një zgjidhje të caktuar të problemit ” ka deklaruar Nikolla Gruevski, duke komentuar deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se “përmbajtja e enciklopedisë ka prishur armëpushimin e arritur në vitin 2001 mes shqiptarëve dhe maqedonasve ”.
XS
SM
MD
LG