Ndërlidhjet

Merkel: Dua të jem kancelare e gjithë gjermanëve



Votuesit gjermanë kanë vendosur që kancelarja aktuale, Angela Merkel, të mbetet edhe një mandat në këtë post.

Rezultatet tregojnë se Demokristianët e zonjës Merkel kanë marrë pothuajse 34% të votave në zgjedhjet e djeshme, ndërsa Socialdemokratët rivalë arritën të fitojnë 23%.

Ky ishte rezultati më i dobët zgjedhor për këtë parti prej Luftës së Dytë Botërore. Kështu, Partia Socialdemokrate, pas 11 vjetësh në qeveri, kalon në opozitë.

Zonja Merkel tha se dëshiron të jetë kancelare e të gjithë gjermanëve.

"Më lejoni, po ashtu, t’u them atyre, ky nuk është kërcënim, pasi e di se sa të rëndësishëm janë mbështetësit, që të jenë tolerantë. Dëshiroj që të jem kancelare për sa më shumë gjermanë që të jetë e mundshme. Ky është synimi im", tha Anglea Merkel, mbrëmë vonë, pas fitores në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG