Ndërlidhjet

Portugali: Partia Socialiste e fitoi edhe një mandat



Partia Socialiste e qendrës së majtë në Portugali ka fituar edhe një mandat për të qeverisur, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme në këtë vend.

Megjithatë, ajo nuk ia doli ta fitojë shumicën në Parlament.

Rezultatet gati komplete të zgjedhjeve të djeshme tregojnë se socialistët kanë fituar 36.5%, ndërsa Partia Social-Demokratike opozitare fitoi 29%.

Partia Social-Demokratike ka pranuar disfatën.

Tash, lideri i Partisë Socialiste, Hose Sokrates, njëherësh edhe kryeministër aktual, duhet të vendosë për formimin e koalicionit qeverisës.
XS
SM
MD
LG