Ndërlidhjet

logo-print

Honduras: Kufizime të të drejtave civile



Qeveria aktuale e Hondurasit ka ndërmarrë hapa për kufizimin e të drejtave civile, derisa po përshkallëzohen konfrontimet me presidentin e përmbysur, Manuel Zelaja.

Zyrtarë qeveritarë mbrëmë vonë kanë shpallur miratimin e dekretit, sipas të cilit, autoritetet lejohen që t’i ndalin takimet publike “të paautorizuara”, t’i arrestojnë njerëzit pa fletarrestim dhe përkohësisht t’i mbyllin mediat.

Qeveria tha se këto masa janë ndërmarrë si përgjigje ndaj asaj që ajo e përshkruan si “ftesë për kryengritje” të zotit Zelaja.

Dje, Manuel Zelaja ka kërkuar nga mbështetësit që të ndërmarrin marshime masive për ta shënuar tremujorin e komplotit, me të cilin ai u përmbys më 28 qershor të kërij viti.

Aktualisht, ai ndodhet i strehuar në Ambasadën e Brazilit në Tegusigalpa të Hondurasit.
XS
SM
MD
LG