Ndërlidhjet

Iran: U testua raketa me rreze të gjatë veprimi



Garda Revolucionare e Iranit sot ka testuar raketën dyshkallëshe me rreze të gjatë veprimi, të quajtur Sejil.

Agjencia Fars dhe kanali televiziv Pres TV në gjuhën angleze raportuan për këto prova, por nuk thanë se a ishin ato të suksesshme apo jo.

Garda, po ashtu, ka lansuar edhe raketën Shahab 3, rrezja e së cilës arrinë në 2 mijë kilometra.

Gjenerali Hosein Salami tha se këto lansime tregojnë se Irani është i përgatitur për të shkatërruar çfarëdo kërcënimi ushtarak nga vendet e tjera.
XS
SM
MD
LG