Ndërlidhjet

logo-print

Liderët botërorë i urojnë fitoren kancelares Merkel



Liderët botërorë e kanë mirëpritur fitoren e kancelares gjermane, Angela Merkel, në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Demokristianët e Merkelit fituan afro 34 për qind të votave, përballë afro 23 për qind sa morën rivalët Socialdemokratë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Merkel.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, tha se rikonfirmimi i fitores është rezultat i besimit të opinionit që ajo ka marrë në katër vjetët e fundit.

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i telefonoi kancelares Merkel për ta nënvizuar “vizionin e përbashkët” të tyre për një Evropë të fuqishme.

Blloku i Merkelit tash duket i gatshëm të formojë aleancën e qendrës së djathtë me Demokratët e Lirë, liberalët të cilët fituan afro 15 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG