Ndërlidhjet

logo-print

Irak: 13 të vrarë, dhjetra të plagosur



Të paktën 13 njerëz, përfshirë 10 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë, e kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur në shpërthimet e sotme në Irak.

Në incidentin më vdekjeprurës, sulmuesi vetëvrasës mori jetët e shtatë policëve dhe plagosi 10 të tjerë kur hodhi në erë një cisternë me ujë dhe eksploziv në një autostradë afër qytetit perëndimor Ramadi.

Gjetkë, tre ushtarë u vranë dhe 28 persona u plagosën nga disa shpërthime në Bagdad.
XS
SM
MD
LG