Ndërlidhjet

logo-print

BE: Krimi e rrezikon integrimin e Ballkanit



Zv/kryetari i Komisionit Evropian Zhak Barrot ka deklaruar se krimi rrezikon integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi në Beograd në samitin rajonal për krimin e organizuar, ai ka thënë se përmes territorit të Ballkanit çdo vit kontrabandohen rreth 100 tonë heroinë, në vlerë prej 416 milionë eurosh.

Barrot ka theksuar se testi i vërtetë i efikasitetit të një shteti në luftën kundër mafies është forcimi i sistemit gjyqësor dhe konfiskimi i pasurisë së kriminelëve.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të 16 vendeve të rajonit dhe më gjerë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk janë ftuar të marrin pjesë.
XS
SM
MD
LG