Ndërlidhjet

Përkthyesi afgan vritet nga trupat amerikane



Trupat amerikane në Afganistan kanë hapur zjarr ndaj një automjeti, i cili dështoi t’i ndjekë instrukcionet e tyre duke vrarë një person dhe plagosur një tjetër, për të cilët autoritetet afgane thanë se ishin përkthyes.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara e konfirmoi njoftimin duke thënë se “ushtarë amerikanë dhe afganë ishin përfshirë në incidentin”.

Shefi i policisë në Kunduz tha se dy civilët ishin përkthyes, që punonin për një komani të huaj kontraktuese në ministrinë afgane për luftimin e narkotikëve.
XS
SM
MD
LG