Ndërlidhjet

Musavi: Sanksionet Iranit do t’i dëmtonin njerëzit



Lideri i opozitës në Iran, Mir Hosein Musavi tha se sanksionet financiare kundër Iranit do t’i godisnin njerëzit, e jo qeverinë e presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Lideri i opozitës tha se “agonia e shkaktuar nga qeveria (e Ahmadinexhadit) është e mjaftueshme për njerëzit”.

Sidoqoftë, ish kryeministri Musavi u bëri thirrje mbështetësve të tij që të shmangin çdo masë radikale, e cila do t’i dëmtonte të arriturat e deritashme të opozitës.
XS
SM
MD
LG