Ndërlidhjet

logo-print

SHBA nxit Turqinë e Armeninë



Shtetet e Bashkuara kanë nxitur Turqinë dhe Rumaninë që të çojnë përpara planet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka zhvilluar në Nju Jork takime të ndara me shefat e diplomacive turke e armene.

Klinton ka theksuar se procesi duhet të zhvillohet “pa kushte dhe brenda afateve kohore të pranueshme”.

Pritet që Turqia e Armenia të nënshkruajnë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e kufijve më10 tetor. Marrëveshja duhet të miratohet nga parlamentet e të dy shteteve që të hyjë në fuqi.
XS
SM
MD
LG