Ndërlidhjet

NATO: Gjërat duhet të ndryshojnë në Afganistan



“Gjërat duhet të ndryshojnë në Afganistan” nëse SHBA-të dhe vendet aleate duan ta fitojnë luftën. Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen u bë gjatë fjalimit të tij në Uashington, fjalimi i parë që nga ardhja në këtë post. Aftësimit të forcave afgane duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë në mënyrë që ato të marrin drejtimin e zhvillimeve në vend, theksoi Rasmusen.

"Realiteti është se ky mission nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojë përgjithmonë. Popullsitë tona, si ajo afgane dhe e vendeve të tjera, duan të shohin dritë në fund të tunelit. Ata duan të shohin fillimin e tranzicionit, që do të thotë se drejtimi do t’iu kalojë afganëve. Nga këndvështrimi i sigurisë kjo do të thotë se afganët duhet të marrin përgjegjësitë provincë pas province, derisa forcat ndërkombëtare të jenë në rol mbeshtetës”, tha Rasmusen.
XS
SM
MD
LG