Ndërlidhjet

Manila: 240 të vdekur, 1.9 milionë të pastrehë



Ka shkuar në 240 numri i vdekjeve të konfirmuara nga përmbytjet në Filipine. Shtëpitë e 1.9 milionë njerëzve në Manila dhe në zonat përreth janë përmbytur. 380 mijë njerëz kanë kërkuar strehim në qendrat e emergjencës.

Të shtunën e kaluar stuhia tropikale Ketsana shkaktoi sasi rreshjesh të barasvlefshme me ato të një muaji. 12 orët e rreshjeve kanë shkaktuar përmbytjet më të rënda në 40 vitet e fundit për Filipinet.
XS
SM
MD
LG