Ndërlidhjet

Serbi: Vdes mbështetësi francez



Ka vdekur në një spital të Beogradit mbështetësi francez i ekipit të futbollit të Tuluzës. Bris Tato ishte një nga dy mbështetësit e ekipit francez që u plagosën nga sulmet e huliganëve serbë.

Javë më pare 30 tifozë serbë sulmuan barin ku gjendeshin mbështetësit e ekipit francez dhe i sulmuan ata fizikisht.

Ndeshja mes ekipit të Tuluzës dhe Partizanit të Beogradit, që përfundoi me fitoren e francezëve, u luajt në kuadër të ligës evropiane.
XS
SM
MD
LG