Ndërlidhjet

Hetohet anketa online për "vrasjen" e Obamas



Zyrtarët thanë se Shërbimi Sekret Amerikan po heton një anketë online të postuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shtrohej pyetja, nëse duhet vrarë presidentin Barak Obama.

Anketa, e postuar të shtunën është krijuar nga një palë e tretë dhe është hequr, sapo zyrtarët e Facebook-ut kanë marrë vesh për të.

Në të pyetej: “A duhet vrarë Obama”? dhe ofroheshin katër përgjigje të mundshme: “Jo”, “Ndoshta”, “Po”, dhe “Po nëse ai shkurton kujdesin tim shëndetësor”.

Anketa po hetohet nga Shërbimi Sekret Amerikan, meqë kërcënimi ndaj presidentit përbën krim.

Më shumë se 730 përdorues të Facebook-ut kishin votuar, para se të hiqej anketa, edhe pse mënyra se si janë përgjigjur, nuk ka qenë e mundur të shihet.
XS
SM
MD
LG