Ndërlidhjet

logo-print

Solana: Herët për trupat shtesë në Afganistan



Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Havier Solana ka thënë se vendet e BE-së do të presin rezultatin e zgjedhjeve në Afganistan, dhe vendimin e SHBA-së në lidhje me strategjinë atje, para se të shqyrtojnë përforcimet ushtarake.

Ai u tha gazetarëve në margjina të takimit të ministrave evropianë të mbrojtjes, në Gutenburg të Suedisë, se “do të vijë momenti, kur do të analizohet situata”.

Takimi në Suedi vjen pasi që komandanti kryesor i NATO-s në Afganistan ka kërkuar ndryrshime të mëdha në strategjinë e luftës ndaj talibanëve, përfshirë edhe atë se çfarë niveli dhe çfarë burime duhen për të qenë lufta e suksesshme.
XS
SM
MD
LG