Ndërlidhjet

Serbi: Dënohet vrasja e tifozit francez



Vdekja e tifozit francez të ekipit të futbollit të Tuluzës, Bris Tato ka nxitur reagime në Beograd.

Presidenti Boris Tadiq ka thënë se Serbia do të ndërmarrë masat më të ashpra kundër grupeve ekstremiste, që fajësohen për vdekjen e tifozit francez.

Bris Tato ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga huliganët serbë javë më parë, ndërsa po zhvillohej loja Partizan- Tuluz në Beograd.

Ndërsa, ministrja e drejtësisë dhe prokurori publik kanë dënuar fuqishëm vrasjen e shtetasit francez.

“Këto raste tregojnë se shteti duhet të reagojë në mënyrë represive dhe preventive”, ka thënë ministrja Snezhana Maloviq.

Ndërsa, prokurori Sllobodan Radovanoviq, ka thënë se në Serbi ka mjaft forcë për të mos e lejuar përsëritjen e gjërave të tilla.
XS
SM
MD
LG