Ndërlidhjet

logo-print

Basha: Shqipëria me siguri të lartë të kufijve



Ministri i Punëve të Brendshme Lulzim Basha ka thënë se Shqipëria, shumë shpejt, do të plotësojë standardet më të larta të sigurisë së kufijve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sistemi kompjuterik TIMS, është instaluar në pjesën më të madhe të pikave kufitare.

Ai përmban të dhënat për të gjitha lëvizjet në kufi, si dhe për personat me probleme me ligjin.

Pritet, që ky sistem të ndërlidhet dhe me zyrat e gjendjes civile, ku rezultojnë thuajse të gjithë shtetasit me pasaporta biometrike, si dhe pritet ngritja e radarëve të posaçëm për monitorimin e kufirit detar.

“Integrimi i këtyre sistemeve do të pajisë Shqipërinë me standardin më të lartë në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e kufirit, me praktikën më hermetike të goditjes së krimit ndërkufitar dhe në të njëjtën kohë me një transparencë të pademonstruar ndonjëherë nga ndonjë vend tjetër i rajonit”, tha Basha.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së tij të parë zyrtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që nga marrja e detyrës.
XS
SM
MD
LG