Ndërlidhjet

Irani nuk diskuton planet atomike me 6 fuqitë



Kreu i Agjencisë iraniane për Energji Bërthamore tha se Irani nuk do të diskutojë, atë që e quajti ”të drejtë bërthamore” të tij, në takimin me gjashtë fuqitë, që mbahet të enjten.

Ali Akbar Salehi tha se kjo përfshin edhe uzinën e re për pasurimin e uraniumit.

Ai po ashtu tha se Irani nuk do të braktisë kurrë aktivitete për pasurimin, “madje as edhe për një sekondë”.

Ndërkohë, parlamenti iranian tha se Irani mund të kufizojë bashkëpunimin me Perëndimin, nëse ky përsërit “gabimet e së kaluarës”.
XS
SM
MD
LG