Ndërlidhjet

PE: Kosova të përfshihet në liberalizim



Parlamenti Evropian po vazhdon të bëjë presion ndaj Komisionit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

Sot, ka debatuar për këtë çështje Komiteti për Politikë të Jashtme, i cili ka propozuar trajtim të barabartë për të gjitha vendet e Ballkanit në procesin e liberalizimit.

Ky propozim, sipas Parlamentit Evropian, bëhet pa paragjykuar qëndrimin e atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Vendet anëtare kanë të drejtë të deklarohen rreth statusit, por kjo nuk është arsye për ta lënë popullin e Kosovës jashtë këtij procesi”, është thënë në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së.
XS
SM
MD
LG