Ndërlidhjet

Shkupi reagon, policia s'di për incidentin me flamur



Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka reaguar lidhur me siç thuhet incidentin, që ndodhi pardje në ndeshjen futbollistike mes Prishtines dhe Vllazërimit, kur një grup i tifozëve, dogji flamurin e Maqedonisë.

”Veprimet e këtilla ekstremiste duhet të dënohen nga të gjithë aktorët përgjegjës në shoqëri. Në momente të këtilla të ndjeshme, çdo hap i ndërmarrë duhet të shkojë në drejtim të uljes së tensioneve dhe jo nxitje të metejmë të situatës”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme, e cila kërkon nga autoritetet zyrtare në Prishtinë të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për identifikimin dhe dënimin e autorëve të këtij incidenti.

Megjithatë, Policia e Kosovës, thotë se nuk ka regjistruar apo nuk është informuar për një incident të tillë.

Zëdhënësi i Policisë Arbër Beka, thotë se janë në grumbullim të të dhënave, por se “zyrtarisht nuk kanë informacion për djegien e flamurit”.
XS
SM
MD
LG