Ndërlidhjet

Filipine: Vriten dy marinarë amerikanë



Dy marinarë amerikanë dhe një marinar filipinas janë vrarë nga një bombë në rrugë, që besohet se është vendosur nga militantët qe kane lidhje me Al-Kaidën.

Ata ishin trupat e parë amerikanë, që u vranë në një sulm në Filipine në shtatë vjet.

Një komandant i lartë i Filipinive tha se megjithatë, sulmi nuk do të lëkundë përcaktimin amerikan për të luftuar ekstremistët myslimanë në vend.

Militantët e Abu Sajafit ishin prapa sulmit kundër pjesëtarëve të Marinës amerikane në ishullin Xholo, grupi i njëjtë, që ka vrarë një marinar amerikan në vitin 2002 në qytetin Zaboanga.

Trupat amerikane kundër terrorizmit u zbarkuan në vend, në fillim të atij viti.
XS
SM
MD
LG