Ndërlidhjet

Enciklopedia temë bisede mes Gruevskit e Ahmetit



Kryeministri Nikola Gruevski është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmetin dhe biseduan për zhvillimet aktuale, që kanë të bëjnë me kundërshtimet ndaj
Enciklopedisë së botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve Maqedonase.

Të dy zyrtarët kanë shfaqur keqardhje për fyerjet dhe pjesët kontestuese në enciklopedi dhe i sugjeruan Akademisë, të gjejë mënyrat për kapërcimin e këtij problemi dhe të zgjidhë çështjet e hapura.

Ata po ashtu thanë se ky rast “nuk guxon të ndikojë në raportet e mira ndëretnike në Maqedoni”.
XS
SM
MD
LG