Ndërlidhjet

Dështon përpjekja për të arrestuar ministrin Barak



Ka dështuar një përpjekje e aktivistëve pro-palestinezë për të arrestuar ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Ehud Barak gjatë vizitës së tij në Britani.

Avokatët thanë se një gjykatës në Londër i ka mohuar pretendimet për arrestimin, me arsyetimin se Barak ka imunitet diplomatik si zyrtar i lartë i një vendi të huaj.

Aktivistët pro-palestinezë kërkonin fletëarrest për ministrin Barak, mbi pretendimet për krime lufte të kryera gjatë ofenzivës izraelite në Rripin e Gazës ku vdiqën rreth 1.400 palestinezë.
XS
SM
MD
LG