Ndërlidhjet

Obama: Bashkëpunim me Rusinë në mbrojtjen raketore



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se e mbështet përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, përfshirë bashkëpunimin e mundshëm në mbrojtjen raketore.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Obama tha se ai dhe Anders Fog Rasmusen kanë rënë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën.

Prononcimet e presidentit Obama pasuan komentet e emisarit rus në NATO, Dimitri Rogozin, i cili tha se Moska po kërkon garanca se çdo sistem i ri mbrojtës raketor amerikan nuk do ta kërcënojë sigurinë e Rusisë.
XS
SM
MD
LG