Ndërlidhjet

Iran: Në bisedime hyjmë me 'vullnet të mirë'



Kryenegociatori iranian, Sajed Xhalili, tha se Irani do të hyjë në bisedimet me gjashtë fuqitë botërore me “vullnet të mirë”.

Ai tha se bisedimet me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit: Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Rusinë dhe Kinën, si dhe Gjermaninë, do të jenë një “mundësi” për fuqitë botërore.

Xhalili i bëri këto komente në Teheran para nisjes për në takimin e nesërm në Gjenevë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Perëndimit duan t’i diskutojnë aktivitetet iraniane për pasurimin e uraniumit, për të cilin dyshojnë se synon zhvillimin e armëve bërthamore.

Irani ka thënë se është i gatshëm të diskutojë çështjet e sigurisë dhe të mos-proliferimit, por është zotuar se nuk do të heqë dorë nga ajo që e quan “të drejtën” e vet bërthamore.
XS
SM
MD
LG