Ndërlidhjet

Xhons: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme



Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, ku të gjitha vendet kanë kaluar nëpër tranzicione dramatike politike, ekonomike dhe shoqërore.

“Suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant dhe shumëetnik, vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”, ka thënë Xhons.

Ai i bëri këto komente gjatë një seance të Komisionit Amerikan të Helsinkit kushtuar sfidave, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.
XS
SM
MD
LG