Ndërlidhjet

Xhons: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme


Stjuart Xhons

Stjuart Xhons

“Suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant dhe shumetnik, vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”, tha ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons.



Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, ku të gjitha vendet kanë kaluar nëpër tranzicione dramatike politike, ekonomike dhe shoqërore.

“Suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant dhe shumetnik, vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”, ka thënë Xhons.

Ai i bëri këto komente gjatë një seance të Komisionit Amerikan të Helsinkit, kushtuar sfidave me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa u përket zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se ato kanë treguar se është bërë përparim i dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

"Sipas vlerësimeve të ODHIR-it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve, megjithatë nuk arritën t'i përmbushin standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike", ka thënë ndihmës-sekretari Xhons.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG