Ndërlidhjet

BE përshëndet qëndrimet e Gruevskit dhe Ahmetit



Bashkimi Evropian e ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti lidhur me
enciklopedinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

"Besojmë se deklarata Gruevksi-Ahmeti ofron mundësi vendimtare për pajtim dhe forcim të dialogut mes komuniteteve në Maqedoni në frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit reciprok ", thuhet në komunikatën e misionit të BE-së në Shkup.

Dje përmes një komunikate të përbashkët, Gruevski dhe Ahmeti shfaqën keqardhje për fyerjet dhe pjesët kontestuese të enciklopedisë.

Dy liderët gjithashtu i sugjeruan Akademisë që t'i gjejë mënyrat për kapërcimin e këtij problemi dhe të zgjidhë çështjet e hapura.

Ata po ashtu thanë se ky rast nuk guxon të ndikojë në raportet e mira ndëretnike në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG