Ndërlidhjet

Krasniqi: Djegia e flamurit- rast i izoluar



Qeveria e Kosovës përmes zëdhënësit të saj, Memli Krasniqi, ka thënë se djegia e flamurit maqedonas në një ndeshje futbollistike është rast i izoluar.

“Ky është një incident që ka ndodhur në një ndeshje futbollistike, besoj se të gjithë në rajon e Evroopë jemi të adpatuar me veprimet e fansave sportivë dhe është një çështje, që pa dyshim është jashtë një organizimi, nëse mund ta quajmë ashtu”, tha Krasniqi.

Djegia e flamurit nga tifozët në ndeshjen e luajtur mes Vëllaznimit e Prishtinës, erdhi si reagim ndaj Enciklopedisë maqedonase në të cilën u fyen shqiptarët.

Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe diplomacia maqedonase.
XS
SM
MD
LG