Ndërlidhjet

Varma: OKB nuk ftoi delegacionin kosovar



Kombet e Bashkuara i janë përgjigjur një ankese të Serbisë në lidhje me praninë e zyrtarëve kosovarë gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme, duke thënë se OKB nuk i ka dhënë leje përfaqësuesve të Kosovës, që të jenë të pranishëm gjatë takimit, por delegacionet mund të kenë mysafirë të tyre.

Bernard Varma, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ka thënë se secili pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme mund të ftojë këdo, duke u lejuar atyre një dhomë të veçantë për takime.

“Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të pranishëm në sallë të shtunën gjatë fjalimit të kryeministrit Sali Berisha me ftesë të delegacionit shqiptar dhe jo të Sekretariatit të Përgjithshëm”, u ka thënë Varma mediave serbe.

Ky shpjegim i Varmës vjen, pasi që Serbia kishte dërguar një notë-protestë në OKB në lidhje me praninë e delegacionit kosovar.
XS
SM
MD
LG