Ndërlidhjet

logo-print

Raporti i BE fajëson për luftën Rusinë e Georgjinë



Një raporti i urdhëruar nga BE mbi luftën e vitit të kaluar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, ka gjetur se të dy palët kanë shkelur ligjin humanitar ndërkombëtar.

Raporti, sipas diplomates zvicerane Heidi Tagliavini, thotë se Gjeorgjia ka nisur luftën me një sulm të “pajustifikuar“ rajonin e shkëputur të Osetisë Jugore.

Por, po ashtu thotë se lufta e gushtit është pasuar nga një periudhë e gjatë e provokimeve dhe tensioneve dhe se shumë nga përgjigjet e Rusisë kanë shkuar përtej kufijve të aryeshmërisë.

Ambasadori i Moskës në BE, Vladimir Çizhov, tha se raporti ka ofruar “konfirmim të paqartë se kush e ka nisur luftën”.

Por, ministri i Rintegrimit të Gjeorgjisë, Temur Jakobashvili, tha se raporti tregon se Rusia po përgatitej për konfliktin gjatë tërë kohës.

“Do të dëshiroja të theksoj se dokumenti nuk thotë se Gjeorgjia ka nisur luftën. Çdo interpretim i tillë do të ishte një gënjeshtër. Raporti nuk ka pohime të tilla. Për më tepër, raporti thotë se lufta nuk ka nisur më 7 ose 8 gusht, por provokimi ushtarak qe përgatitur për një kohë të gjatë”, tha Jakobashvili.

Lufta pesë-ditëshe në gushtin e 2008-ës përfundoi me ushtarët rusë që larguan forcat gjeorgjiane nga Osetia Jugore dhe nga Abkhazia, të dy rajone të shkëputura këto, që janë njohur si shtete nga Rusia.
XS
SM
MD
LG