Ndërlidhjet

Pragë: Humbën jetën dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë



Dy gazetarë të shërbimit për Iranin të Radio Farda/Radio Evropa e Lirë, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, në një fatkeqësi trafiku në periferi të Pragës.

Gezetarja Rosa Ajiri (27 vjeçare) dhe kolegu i saj Amir Zaamanifar (29 vjeçar), humbën jetën në aksidentin e trafikut në mëngjesin e 29 shtatorit, në autostradën në veri të kryeqytetit çek.

Gazetarja Mahin Gorji, që e drejtonte veturën, është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital të Pragës.

Hetimet e para sugjerojnë se automobili i tyre ishte ndalur në linjën emergjente të autostradës, kur nga prapa ishte goditur nga një traktor.
XS
SM
MD
LG